Categories: Uncategorized

SKANDALI: 8 vjeçari rezulton debitor miliona lekë në OSHEE (VIDEO)

Emisioni “Stop” mbrëmjen e sotme ka trajtuar problemin e një qytetari Dëfrim Ndreu, në Kamës i cili ka një problem me OSHEE-në. Në objektin e tij 3-katësh ka 4 sahate, nga të cilët 3 janë funksionalë dhe i katërti nuk është vënë në punë.

Që prej vitit 2009, ky sahat rezulton në emër të nipit të tij, i cili ka qenë 8 vjeç në kohën e lidhjes së kontratës e mbi të gjitha, rezulton debitor.

Të lidhura

None found

Kur shkuan të kërkonin shpjegim, u thirrën ekspertët dhe sahati u çua në laborator, ku u vërtetua se matësi nuk ishte përdorur. Dëfrimi ka bërë ankesa, por nuk i është dhënë zgjidhje, ndërkohë debia ka shkuar në shumën mbi 2 milionë lekë të vjetra.

Denoncuesi: Quhem Dëfrim Ndreu. Banesa është 5 kat. Në 2017-ën kemi bërë kërkesë, për të lidh sahat në atë objekt. Sahatet nuk erdhën të vendosen në kohën, që ishte ai këtu. Pasi iku në Itali ai, nënshkruajti kontratën, që do lidhen sahate, për të paktën 3 kate. Kur kthehet nga Italia sheh, që aty ka 4 sahate. Kur ka bërë ankesën ka thënë, që pse janë 4 sahate, kur unë kam kërkuar 3. Kur kemi shku, për të bërë kërkesën atje, për të pa, se pse janë 4, ka rezultu, që sahati ishte në emër të Marjonit, nipi im, djali i vëllait. Ishte qesharake, sepse nipi im dhe djali i vëllait ishte vetëm 8 vjeç.

Gazetarja: Dhe figuronte me një kontratë sahati apo jo?

Denoncuesi: Kontratë sahati aty dhe faktikisht ne nuk e kishim vënë në punë, sepse nuk i kishim katet. Kur erdhi vëllai, gjeti dhe një faturë, që ishte në emër të Marjonit, pra i faturuar.

Gazetarja: Kur e keni kuptuar ju që faturohej ai sahat në emër të Marjonit?

Denoncuesi: Në 2008-ën, mos gaboj. Vëllai bëri kërkesë, për të ardhur, për të parë sahatin, sepse ata thoshin je debitor, vëllai i thoshte nuk jam debitor, sepse ky sahat nuk është vënë në punë.

Gazetarja: Sa ishte debitor?

Denoncuesi: Aktualisht është 2 milionë e 30 mijë lekë. (të vjetra)

Gazetarja: Tre sahatet e tjerë kanë qenë në emër të vëllait?

Denoncuesi: Pra, ata janë me kontratë të rregullt. Ata paguhen muaj për muaj. Erdhi grupi i eksperteve nga tre vetë, tre persona. E çuan në laborator dhe e sollën. Dokumentin, që na kanë dhënë ata, e kemi të paprekur. Ai sahat nuk është lidh kurrë, sepse nuk kemi patur, ku ta lidhim. Fjetëm mendjen, që tha ai nuk e bëjmë dot, sepse ne e kemi rezultu, që ky sahat është 0/0. U rregullu, u bë pjesa tjetër e objektit edhe deshëm të lidhim sahat. Na thanë: ju jeni debitor. Nuk ta kam për borxh- i thashë, të sillem lart e poshtë. Më sill ekspertin dhe hajde verifiko sahatin, prapë edhe një herë tjetër. Unë du, që të paktën kjo e drejtë të shkojë deri në fund, sepse u lodhëm, u lodhëm.

Ardi Kola, i marrëdhënieve publike në OSHEE, sqaron se atë kohë janë bërë shumë gabime me regjistrimet e kontratave me të dhëna të pasakta.

Ardi Kola: Nga viti 2015 dhe deri sot në vitin 2020 ne nuk kemi ndonjë ankesë në lidhje me këtë matës.

Gazetarja: Ndodh që të hapen kontrata me emra fëmijësh?

Ardi Kola: Qëkur nisi menaxhmenti i ri i kompanisë jemi përballur me situata të ngjashme me hapje kontratash me emra dhe të dhëna jo të sakta. Konkretisht unë nuk mund të them se çfarë ka ndodhur në vitin 2008, mbi bazën e çfarë dokumentacioni është hapur kjo kontratë me emrin e një djali që në atë kohë ka qenë minoren. Siç duket kompania në atë kohë hapte kontrata mbi të dhëna rrethanore. Ne do të bëjmë saktësimin e të dhënave të atij matësi, duke i hequr kilovatët e vendosur që nuk janë korrektë dhe për ta pastruar dhe për të lënë vetëm tarifat e shërbimit dhe më tej të vazhdojë të marrë shërbimin që ai ka kërkuar tanimë në gusht të vitit 2019, për të cilën kërkon të hapë një kontratë të re.

Megjithatë me një skemë lehtësimi dhe me verifikimet që do të bëhen, zotërisë do t’i duhet të paguajë vetëm 40 mijë lekë të reja.

të fundit

Mbappe nga penalltia çon Francën në çerekfinale, Paraguai mposhtet 1-0 pas një sfide të vështirë

Franca ka prerë biletën për në çerekfinalen e Kampionatit Botëror, pasi mposhti Paraguain me rezultat minimal 1-0 në ndeshjen e…

28 minutes ago

Tuchel në stol, por jo një Angli e re: “Tre Luanët” vijojnë të ngjajnë me ekipin e Southgate

“Futbolli po kthehet sërish në shtëpi, me Tommy Tuchel”, ishte kënga që dëgjohej jashtë stadiumit në Atlanta, ndërsa mijëra tifozë…

2 hours ago

Diaspora turns out in extraordinary numbers, protesters arrive at Police Station No. 3: Free the boys! Arrest Rama

Protestuesit kanë mbërritur në komisariatin 3, ku ndodhen personat e ndaluar pas protestës që u mbajt disa ditë më parë…

2 hours ago

Diaspora brings Tirana to a standstill, flares lit during march as protesters create an atmosphere in the capital’s streets

“Shqipëri e Re” dhe “Edi Rama jep dorëheqjen” ishin disa nga thirrjet që dominuan protestën e zhvilluar këtë të shtunë…

2 hours ago

Parashikimi i horoskopit, zbuloni se çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

Dashi Do jeni shume me tolerante sot juve qe jeni ne një lidhje dhe marrëdhënia ne çift do jete shume…

2 hours ago

Diaspora me pjesëmarrje të jashtëzakonshme, protestuesit mbërrijnë te komisariati 3: Lironi çunat! Arrestoni Ramën

Protestuesit kanë mbërritur në komisariatin 3, ku ndodhen personat e ndaluar pas protestës që u mbajt disa ditë më parë…

2 hours ago