SKANDAL! 9 automatikë gjenden zyrën e shefit të komisariatit të Elbasanit

Nëntë armë zjarri, automatike model 56 prej dy vitesh qëndronin në zyrën e shefit të komisariatit të këtij qyteti.

Armët ishin lënë në zyrë pa asnjë dokumentacion përkatës, ndërsa nuk u ishte bërë asnjë ekspertizë për të kuptuar nëse ishin përdorur apo jo në ngjarje kriminale.

Pas ndryshimeve, shefi i ri i komisariatit ka kërkuar sqarime për armët duke vendosur në lëvizje instancat përkatëse.

Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat ka nisur hetimet për rastin.

Burime për Shqiptarja.com pohojnë se armët janë grumbulluar në kuadër të planit të çarmatimit, dorëzimit vullnetar në vitin 2017.


Shtuar 18.01.2020 16:48