Categories: Uncategorized

“S’kam marrë ndihmë as për tërmetin as për pandeminë”, qytetari nga Shijaku kërkon ndihmë

Partia Demokratike ka denoncuar edhe ditën e sotme historinë e një tjetër qytetari banesa e të cilit janë prekur nga tërmeti. Shefi i kabinetit të kryetarit të Partisë Demokratike, Dorian Teliti ishte në familjen Dollaku në Shijak, e cila kërkon që t’i jepen lekët për të filluar punimet e shtëpisë.

PD thotë se edhe pse banesa e dëmtuar e Shpëtim Dollakut është vlerësuar me DS3 nga komisioni vlerësues, ai ende nuk ka marrë asnjë lekë nga shteti.

Të lidhura

None found

Teliti u njoh me shqetësimin e kryefamiljarit të cilit, edhe pse bashkia e kishte detyruar që letrat e tërmetit t’i bënte me shpenzimet e tij, përsëri nuk i japin dëmshpërblimin që i takon. Ai shprehet se jeton me frikë në shtëpinë e tij, pasi muret mbajtëse kanë të çara, dhe se ai duhet të qëndrojë bashkë me fëmijët në ato ambiente.

Bashkebisedimi i Dorian Teliteti me Shpetim Dollakun

Shpëtim Dollaku: Jam Shpëtim Dollaku nga Shijaku. Jam kryefamiljar, vetë i katërt. Na ra tërmeti dhe shtëpia na ka dalë jashtë përdorimit fare. S’na kanë ardhur. Vetëm një herë na kanë ardhur ato të huajt e s’ka ardhur asnjë të më pyetur. S’kena marr as ndihmë, as për tërmetin, as për pandeminë, asnjë gjë. Jam pa punë. Dua që nga shteti të vinë të më rregullojnë shtëpinë, të më japin dëmshpërblimin, lekët. Të më japin lekët. Janë të pabanueshme, shife. Muret mbajtës janë… flej me frikë me kalamajtë. Nga shteti kërkoj të vij të vlerësojnë dëmin sa më takon, të më japin lekët, të filloj dhe unë punimet. Të vij të më vlerësoj dëmin sa më takon, të vijë të më japi lekët të filloj dhe un punimet si i thonë.

Teliti: Kur kanë ardhur përfaqësuesit e bashkisë dhe njësisë administrative këtu?

Shpëtim Dollaku: Një herë kanë ardhur e si kam parë më.

Teliti: Kur që në nëntor, dhjetor të vitit të kaluar?

Shpëtim Dollaku: Po që atëherë s’kanë ardhë më fare, as s’kanë ardhë asgjë!

Teliti: Ndonjë letër, ndonjë vlerësim, ndonjë dokument, të kanë dhënë?

Shpëtim Dollaku: Kam DS3-in, ja ta jap. Ja ku janë letrat që ka dalë shtëpia DS3-sh që më tako me ligj, më tako që të më vlerësohet, as kanë ardhë me pyet, asnjë lloj gjëje, vetëm ma letra si letra bakalli s’vijnë…

Teliti: A të kanë dhënë një shpërblim që ka dal me qënë se ta kanë vlerësuar?

Shpëtim Dollaku: Asnjë qind lekë.

Teliti: Pavarësisht se të takojnë…

Shpëtim Dollaku: Më takojnë se nuk është duke i dhënë as Edi Rama, as Bashkia, është duke i dhënë bota.

Teliti: Po te Njësia Administrative a ke shkuar të interesohesh?

Shpëtim Dollaku: Kam shkuar ore, kam shkuar…

Teliti: Çfarë ju thanë?

Shpëtim Dollaku: Njëherë thanë bëni letrat gati. I bëra letrat, kam fotografitë, me inxhinier që ka liçensë inxhinier ndërtues…

Teliti: Që more inxhinierët i pagove ti lekët?

Shpëtim Dollaku: Vetë o vëlla, shkova i pagova lekët vetë!

Teliti: Pra shkove i pagove dhe lekët për inxhinierët për të bërë vlerësimin?!

Shpëtim Dollaku: Po pagova dhe lekët për inxhinierin edhe s’na dhanë gjë!

Teliti: Dhe në vend që të t’i japin lekët që të takojnë, po të thonë na jep ti lekë ne. Jepi ti lekë shtetit!

Shpëtim Dollaku: Në vend që të të japin lekët… do paguash. Situata është shumë e keqe. Unë dua nga shteti të vijë të më vlerësojë dëmin, të më japi lekët, të fillojë punimet. Asgjë tjetër s’dua!

të fundit

Polici i Rojës Bregdetare qëllon gruan gjatë një debati në makinë dhe më pas i jep fund jetës në Qipro

Qiproja është tronditur nga një ngjarje e rëndë e ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm.Një efektiv policie…

3 minutes ago

Meri Shehu zbulon 4 planete që do të trazojnë jetën e këtyre shenjave

Do të ndryshojnë fatet e njerëzimit gjatë muajit korrik, këtë e bën të ditur astrologia e famshme Meri Shehu, e…

3 minutes ago

Pesë ditë pas tërmeteve në Venezuelë, numri i viktimave rritet në 1,700

Pesë ditë pasi Venezuela u godit nga tërmete shkatërruese, ekipet e kërkim-shpëtimit vazhdojnë punën në shtetin La Guaira, ndërsa mijëra…

3 minutes ago

Rama Yesterday Called Trump “a Threat to America,” Today He Takes a Different Stance Amid 31 Days of Protests

“Donald Trump, kërcënim për Amerikën!”. Kështu deklaronte në qershor të vitit 2019 kryeministri Edi Rama, ndërsa sot del blof me…

11 minutes ago

The protest against Rama continues for 31 days, with ახალგაზრდents in the square and an elderly man breaking down in tears as he supports them

Shqiptarë protestojnë prej 31 ditësh kundër kryeministrit Edi Rama. Kjo protestë i ka bërë bashkë të gjithë shqiptarët. Të rinj…

11 minutes ago

Explosion in Monaco leaves three members of a Ukrainian family injured; authorities examine terrorism lead

Mbrëmja e së hënës në Principatën e Monakos u trondit nga një shpërthim i fortë, që la të plagosur tre…

12 minutes ago