Partia Demokratike ka vazhduar sërish me denoncimet me banorët e prekur nga tërmeti. Banori i Shijakut, Klodian Luku, bashkë me 16 anëtarët e tjerë të familjes së tij, kanë jetuar në dy çadra të ngushta që pas tërmetit të 26 nëntorit.
PD thotë se vështirësia në çadër e ka detyruar atë dhe familjrët e tij që të kthehen në shtëpinë e prishur, pasi deri më tani institucionet përkatëse nuk i ka dhënë asnjë zgjidhje.
None found
Gjatë bisedës me Shefin e kabinetit të kryetarit të Partisë Demokratike, Dorian Teliti, ai tha se shtëpitë e prishura i ka rregulluar vetë me vëllezërit e tij, sepse deri më tani nuk ka shkuar asnjë ekspert, të paktën për ta vlerësuar. Ai gjithashtu shprehet se shteti ia ka hequr edhe pensionin e invaliditetit që ai kishte 15 vite që e merrte, dhe se ndodhet në gjendje shumë të vështirë ekonomike.
Bashkëbiesdimi
Klodian Luku: Jam Klodian Luku, banor i qytetit të Shijakut. Kam ndenjur katër muaj me familjen, me vëllain 10 vetë atje, 7 këtu, 17. Kemi ndejtur, asnjë gjë s’kemi marrë, asnjë lloj përkrahje. 8 muaj as pension, as përkrahje, as ndihmë sociale asnjë lloj gjëje. Se ku do hamë, se ku do pimë, ja shihe në tokë, asnjë lloj gjëje
Dorian Teliti: Shtëpitë që ke pasur, janë dëmtuar shumë?
Klodian Luku: Shtëpitë po, i kam shtëpitë e dëmtuara tek babi, të dëmtuara janë, i kam bërë vetë me forcat e mia kur ra tërmeti në fillim fare.
Dorian Teliti: Nga shteti, more ndonjë lloj mbështetje?
Klodian Luku: Asnjë lloj gjëje, asnjë lloj gjëje, s’ben vaki!
Dorian Teliti: As një qind lekësh nuk more?
Klodian Luku: As dhjetë lekë, përkundrazi, kanë refuzuar babin, e kanë përzënë nga bashkia përjashta.
Dorian Teliti: Pse shkoi i takoi babai?
Klodian Luku: Po po me dosje, me gjëra.
Dorian Teliti: Dhe e kanë përzënë?
Klodian Luku: Po asnjë lloj gjëje a ça janë këta DS1, DS2, asnjë lloj gjëje, fare, fare, are… asnjë lloj gjëje. Shih unë jam invalid kam marrë 15 vjet pension. Shih si jam copë-copë, nuk kam se është turp. Ku do shkoj unë? Për punë jam unë? Del ajo ministrja e shëndetësisë dhe thotë të dalin dhe të punojnë ndërtim. Ku do punoj unë ndërtim me këtë këmbë.
Dorian Teliti: Jetoni të gjithë bashkë, jetoni në këto çadra keni ndejtur 4-5 muaj këtu?
Klodian Luku: Kemi ndejt 4-5 muaj këtu. Po! Ku do shkojmë? Ku do mbytemi?!
Dorian Teliti: Po tani ku janë kthyer te shtëpitë e prishur?
Klodian Luku: Te shtëpiat, aty te pallati jemi kthy.
Dorian Teliti: Po pse?
Klodian Luku: Po s’kemi ça… rrihet më këtu?! Të vdes me këtë vapë. Të vdesim? Babi me tension, me diabet, me zemër, ku të vdesim.
Dorian Teliti: Kanë kaluar 11 muaj tani.
Klodian Luku: Asnjë lekë pasha Zotin, se është Zoti më vret. Asnjë lekë, po rrimë vetë!
Cesc Fabregas ka komentuar fitoren historike të Comos me rezultat 9-1 ndaj Lensit në Ligën e Kampionëve, duke kërkuar nga…
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, gjatë një takimi me kryetarët dhe sekretarët e degëve të PD-së, ka bërë thirrje…
Një anëtar i një organizate kriminale që mashtronte gra të moshuara ka rënë në prangat e Policisë në Selanik. [...]…
Dy aktivistët Dritan Goxhaj dhe Edison Lika janë liruar mbrëmjen e kësaj të mërkure, pasi u shoqëruan me forcë nga…
Kërkimet për 69-vjeçarin, Hamit Ibro janë duke vazhduar nën rrënojat e pallatit të shkatërruar nga shpërthimi që ndodhi ditën e…
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, gjatë një takimi me kryetarët dhe sekretarët e degëve të PD-së, ka bërë thirrje…