Categories: Uncategorized

“Nga t’ia mbaj, nga të mbytem”, flet qytetari i paralizuar 9 muaj pas tërmetit

Përfaqësuesi i Partisë Demokratike, Dorjan Teliti ka publikuar një rast nga Shijaku ku u ndal tek banesa e dëmtuar nga tërmeti e Rasim Shahinit, banor i fshatit Shahin të kësaj bashkie.

PD thotë se Rasimi është invalid dhe prej 9 muajsh jeton në karrocë në kushte shumë të vështira nga mungesa e një vendi normal ku të jetojë bashkë me të ëmën e sëmurë. Shtëpia e familjes Shahini u vlerësua si e pabanueshme dhe për t’u shembur nga komisionet shtetërore.

Të lidhura

None found

Sipas PD 9 muaj pas tërmetit, autoritetet lokale nuk kanë marrë asnjë masë për strehimin e kësaj familje në pamundësi serioze ekonomike

Rasim Shahini apelon për ndihmë. Ai thotë se nëna tij e moshuar e ka të pamundur të kujdeset për të ndërsa gruaja dhe motra e tij kanë probleme të rënda shëndetësore.

“Unë jam Rasim Shahini nga fshati Shahin i Shijakut. Unë banesën më ka dalë DS4 për t’u prishur. Administratori i Komunës Hardhisht, Xhemali, nuk vjen me na prish shtëpinë, edhe thotë që: “Shtëpinë tënde do ta prish thotë i fundit… do ta bëj shtëpinë tënde.”

Me inat! Unë e kam nënën 86 vjece , kam motren, e kam të sëmurë në dorë, kam gruan të sëmurë, mar 300-400 mijë lekë ilace, kam hyrë borxh deri në fyt, kam kredi. Kur vjen puna për të bërë shtëpinë, thotë: “Shtëpia jote do rrijë e fundit, unë jam paraplegjik, nuk lëviz fare, vetëm me karrocë.

Nënën 86 vjeçe, vetë paraplegjik, nuk i bëhet shtëpia. Unë po lahem jashtë… me karrocë jashtë. Hajde verifikojeni, kush të dojë të vijë ta verifikojë. Banja ime është prishur, kur vjen dimri, unë skam nga t’ia mbaj më. Ec e shikoni vetë, e keni parë vetë, unë në çadër nuk rrij dot.

Administratori të vijë sa më shpejt në shtëpinë time, të vijë ta shembë, ta bëjë… Na keni bërë me lujt mendsh. Nga t’ia mbaj më, nga të mbytëm? S’kam ku me shku! Vëre dorën në zemër për mua!”, shprehet ai.

të fundit

Triumf 9-1 ndaj Lensit, Fabregas paralajmëron Comon: Duhet të ruajmë përulësinë

Cesc Fabregas ka komentuar fitoren historike të Comos me rezultat 9-1 ndaj Lensit në Ligën e Kampionëve, duke kërkuar nga…

31 minutes ago

Berisha calls for opposition unity: Democrats defended students from the start of the movement

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, gjatë një takimi me kryetarët dhe sekretarët e degëve të PD-së, ka bërë thirrje…

40 minutes ago

Suspect believed to be a member of gang that defrauded elderly women arrested in Thessaloniki; €21,200 and valuables seized

Një anëtar i një organizate kriminale që mashtronte gra të moshuara ka rënë në prangat e Policisë në Selanik. [...]…

40 minutes ago

Dritan Goxhaj and Edison Lika released after being detained by police for refusing fines

Dy aktivistët Dritan Goxhaj dhe Edison Lika janë liruar mbrëmjen e kësaj të mërkure, pasi u shoqëruan me forcë nga…

41 minutes ago

Civil Emergencies commander arrives at the scene, raising hopes for the 69-year-old’s fate: He may be found alive

Kërkimet për 69-vjeçarin, Hamit Ibro janë duke vazhduar nën rrënojat e pallatit të shkatërruar nga shpërthimi që ndodhi ditën e…

41 minutes ago

Berisha kërkon bashkimin e opozitës: Demokratët i mbrojtën studentët që në fillim të lëvizjes

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, gjatë një takimi me kryetarët dhe sekretarët e degëve të PD-së, ka bërë thirrje…

42 minutes ago