Situata kritike në Infektiv, si lëvizi sot harta

ISHP konfirmon se gjatë 24 orëve të fundit janë konfirmuar 96 raste të reja me koronavirus.

Pjesa më e madhe e tyre janë në Tiranë dhe Durrës.

Ndërkohë raportohet se kanë ndërruar jetë dy persona. Bëhet fjalë për një pacient nga Tirana dhe një tjetër nga Elbasani. Kështu numri i viktimave në Shqipëri ka shkuar në 97 që prej fillimit të pandemisë.

Aktualisht tek Infektivi janë shtruar 90 pacientë, numri më i lartë ky që prej fillimit të pandemisë ndaj ministria e konsideron situatën kritike.


Shtuar 14.07.2020 08:57