Deri në këtë momente raportohen disa vatra zjarri aktive në Fier, Lezhë dhe Kukës.
Në Lezhë janë aktive 3 vatra zjarri, në Malin e Rrencit, të Kakarriqit dhe pranë një zonë të banuar. Forcat e ushtrisë po punojnë për shuarjen e flakëve.
Edhe në Kukës zjarret janë shfaqur në kurorën e gjelbër të qytetit.
Gafurr Rexha, drejtor i shërbimit zjarrfikës në Kukës tha se situata është alarmante.
Ndërkohë, flakët në Pyllin e Semanit u riaktivizuan një natë më parë.
“Temperatura e lartë, era, janë disa faktorë që favorizojnë zjarrin. Disa herë janë rikthyer vatrat e zjarrit”, u shpreh shefi i emergjencave civile Flamur Mato.