Sinan Hoxha dhe Andrra Destani do të bëhen prindër për herë të dytë?

Sinan Hoxha dhe Andrra Destani po shijojnë rritjen e djalit të tyre Ansi, i cili erdhi në jetë në maj të vitit 2016.

Çifti ka vendosur që të zgjerojë familjen dhe këtë e ka zbuluar Andrra në një bisedë me ndjekësit në Instagram.

Një prej fansave bëri pyetjen se kur do të vijë në jetë bebushi numër dy. Andrra vendosi një fotografi nga shtatzënia me Ansin dhe u përgjigj:

“Edhe pak (kur të jetë e shkrume)”.

Pra çifti s’ka ndërmend të presë gjatë për ta bërë Ansin me një motër ose një vëlla.

Gjithashtu, Andrra zbuloi se në të ardhmen e sheh veten si nënë të tre fëmijëve.


Shtuar 17.02.2020 19:35