Silva Bino infektohet me koronavirus, shtrohet urgjent në spital

Silva Bino është konfirmuar me koronavirus.

Shefja e Epidemiologjisë në ISHP dhe anëtarja e Komitetit të Ekspertëve për Pandeminë është shtruar të premten tek Infektivi me temperaturë 39 gradë.

Albeu.com mëson se aktualisht, Bino është në gjendje të stabilizuar shëndetësorë, nën kujdesin e mjekëve, ndërsa temperatura i është ulur. /albeu.com


Shtuar 28.09.2020 10:43