Si sulmon koronavirusi? Mjeku tregon se kush janë të rinjtë që duhet të kenë kujdes

“Kujdes ata të rinj që pinë duhan, drogë apo edhe kanë pasur problem shëndetësore të rënda më herët…”

Mjeku i njohur anestezist, Roland Xhaxho, i ftuar këtë mbrëmje në Open, shkoi në studio me disa pajisje, siç ishte edhe respiratori ku shpjegoi se si vepron virusi Covid-19 në trupin e njeriut.

“Virusi synon vendet që ka më shumë oksigjen, dhe ai vend është mushkëria. Ashtu si SARS1, SARS2 edhe Covid-19 ka sulmuar mushkëritë.

Dua të bëj thirrje se kjo kohë është koha e të rinjve, nuk është koha jonë. Është koha e të rinjve pasi të rinjtë janë më rezistentë ndaj virusit.

Kujdes ata të rinj që pinë duhan, drogë apo edhe kanë pasur problem shëndetësore të rënda më herët.

Mosha e tretë është e rrezikuar sepse nuk ka rezerva dhe virusi arrin që të trashë mëmbranën duke bërë të mundur që mushkëria të mos mbushet me oskigjen dhe zemra e djathtë punon me shpejtësi të madhe,”- tha Xhaxho.


Shtuar 24.03.2020 22:34