Si rrallëherë Salvini flet mirë për shqiptarët: Gjest i mrekullueshëm, nuk do e harrojmë

Ish zv.kryeministri italian, Matteo Salvini i cili rrallëherë ka pasur fjalë të mira për popullin tonë, këtë herë është shprehur falenderues.

Me një shënim në Tëitter, ku poston një video të mbërritjes së mjekëve shqiptarë në Itali, Salvini falënderon popullin dhe qeverinë shqiptare për ndihmën, ndërsa thotë se është “zemërgjerësi që nuk do ta harrojmë”.

“Telefonova kryeministrin shqiptar, Edi Rama, për ta falënderuar për këtë gjest të mrekullueshëm dashurie për Italinë.

Faleminderit popullit shqiptar dhe qeverisë së tyre: duke dërguar mjekë dhe infermierë ata kanë treguar ndjeshmëri dhe zemërgjerësi që ne nuk do t’i harrojmë”, shkruan Salvini.

Nga Shqipëria u nisën dje 10 mjekë e 20 infermierë, me përballimin e shpenzimeve nga buxheti i shtetit tonë, për dhënien e ndihmës ndaj Italisë. /albeu.com/


Shtuar 29.03.2020 15:04