Si po e kalojnë karantinën të riatdhesuarit në Shëngjin: Muzikë, valle, DJ dhe “Rama ik”!

Karantina e shqiptarëve të kthyer nga jashtë vendit në hotele duket se është kthyer në një vend argëtimi.

Nuk ka më distancim social, siç kërkon qeveria.

Muzikë, DJ, valle dhe lekë. Këto janë “rregullat” e reja të karantinës.

Në këtë video, ka siguruar nga një hotel i kthyer në karantinë në Shëngjin duket se shqiptarët kërcejnë valle.

Ndërsa në një video tjetër, për shkak të mungesës së energjisë elektrike, të karantinuarit bërtasin “Rama ik”, shkruan ora news.

Ky grup shqiptarësh që janë karantinuar në Shëngjin janë riatdhesuar nga Italia në 30 prill dhe pritet të lënë karnatinën në 14 maj.


Shtuar 9.05.2020 17:21