Categories: Uncategorized

Si kurrë më parë! Lutja e Papa Franceskut para sheshit bosh: Zgjohu o Zot! (FOTO LAJM)

Në sheshin Shën Pietro bosh, Papa Francesku mbajti i vetëm një lutje të jashtëzakonshme për këtë moment të vështirë që po kalon njerëzimi e që përkon me nisjen e ceremonialit fetar të Festës së Pashkëve 2020.

“Bie mbrëmja e njeriu është i humbur e i frikësuar. Jemi në të njëjtën barkë. Prej javësh duket se ka rënë mbrëmja. Errësira të dendura kanë mbërthyer rrugët, sheshet e qytetet tona, janë bërë zotër të jetës sonë duke mbuluar gjithçka me një heshtje shurdhuese e zbrazëti të shkretë që paralizon gjithçka ndërsa kalon . Ndjehet në ajër, në gjeste e thotë vështrimet.”

Të lidhura

None found

“U gjetëm të frikësuar e të hutur, si dishepujt e Ungjillit, u gjetëm në befasi nga një stuhi e papritur dhe e tërbuar. Kuptuam se jemi të gjithë në të njëjtën barkë,. të gjithë të brishtë e të çorientuar, por në të njëjtën kohë të rëndësishëm e të domosdoshëm, të gjithë duke lundruar së bashku, të gjithë me nevojën për të ngushëlluar njëri-tjetrin.”

Cdo fjalë e tij është një referim i plotë i momentit unik që po kalon Italia dhe e gjithë bota.

“Koronavirusi , prezanton për njeriun momentin e zgjedhjes. Nuk është koha e gjykimit tënd, tha ai, por e gjykimit tonë, koha të zgjedhësh se çfarë vlen e çfarë kalon, të ndash se çfarë është e nevojshme e çfarë jo.

Koronavirusi, tha Papa Francesku e çoi humanizmin i cili deri tani ishte i sigurt për fuqinë e tij, të kërkoj ndihmë për shpëtimin e tij, shkruan Oranews.

Kemi ecur përpara duke u ndjerë të fortë e të aftë në gjithçka. Lakmitarë në fitim e lamë veten të mbytem nga gjëra e të nxitojmë nga hutimi. E tani që jemi në një det të hapur të përgjërohemi; ZGJOHU O ZOT!”

Papa Francesku ka mbyllur këtë lutje të jashtëzakonshme në Sheshin Shën Pietro, duke i besuar Shën Mërisë humanizmin e duke i kërkuar Zotit të mos braktisë njeriun në këtë furtunë.

të fundit

Horoskopi 15 Maj 2026/ Zbuloni çfarë parashikojnë yjet për secilën shenjë

Dashi Ndikimi i Venusit ne jetën tuaj ne çift do jete mjaft harmonik gjate kësaj dite. Do i merrni gjerat…

5 hours ago

“Më shkruanin shumë”, Bebe Rexha “mbyll aplikimet” për meshkujt e interesuar për të

Këngëtarja e famshme shqiptare, Bebe Rexha, ka folur me humor, por edhe sinqeritet, për jetën e saj sentimentale gjatë një…

5 hours ago

Real Madridi fiton pastër ndaj Oviedos, Mbappe vërshëllehet nga tifozët

Real Madridi ka shënuar një fitore të parëndësishme në La Liga. “Los Blancos” e humbën garën për titull xhiron e…

5 hours ago

Kërkoi lirimin nga burgu për arsye shëndetësore, Gjykata në Hagë rrëzon sërish kërkesën e Ratko Mlladiç

Mekanizmi Ndërkombëtar për Gjykatat Penale (ish-Tribunali i Hagës) ia ka hedhur poshtë përsëri kërkesën Ratko Mlladiçit për lirimin të përkohshëm…

5 hours ago

VIDEO/ Triumf kuqezi në Vjenë, Alis kualifikon Shqipërinë në Finalen e Madhe të Eurovizion 2026

Nata e dytë e gjysmëfinales së Eurovision Song Contest 2026 ka ulur siparin me një lajm të jashtëzakonshëm për publikun…

5 hours ago

Me prona dhe banesa në emër të saj/ Karçanaj flet me fjalët e Ramës: Jetoj në shtepi me qira

Ish-drejtoresha e AKSHI-t, Mirlinda Karçanaj, ka folur për jetën personale, pasuritë dhe sekuestrimet ndaj saj. E ftuar në emisionin "Top…

6 hours ago