showbiz

VIDEO/ Triumf kuqezi në Vjenë, Alis kualifikon Shqipërinë në Finalen e Madhe të Eurovizion 2026

Nata e dytë e gjysmëfinales së Eurovision Song Contest 2026 ka ulur siparin me një lajm të jashtëzakonshëm për publikun shqiptar: Alis ka prekur me sukses Finalen e Madhe! Me një interpretim vokal të fuqishëm dhe thellësisht emocional, artisti ynë elektrizoi arenën e Wiener Stadthalle, duke i siguruar Shqipërisë biletën për në natën e shumëpritur të së shtunës.

“Nân” elektrizon skenën

Të lidhura

None found

Alis dhuroi një performancë të shkëlqyer që tërhoqi menjëherë vëmendjen e sallës dhe miliona shikuesve në mbarë Evropën. Me një interpretim plot siguri dhe energji, ai arriti të krijojë një nga momentet më të bukura të mbrëmjes.

Kënga u shoqërua me një performancë skenike moderne dhe efekte vizuale mbresëlënëse. Duartrokitjet e gjata dhe brohoritjet në fund të interpretimit treguan qartë entuziazmin e publikut. Ky triumf vjen pas një jave ku kënga “Nân” dhe vokali i Alis u vlerësuan gjerësisht nga mediat ndërkombëtare si një nga interpretimet më të forta dhe vokalisht më të përsosura të këtij edicioni.

Krenaria e Flamurit

Mes dritave verbuese dhe atmosferës elektrizuese të Vjenës, një simbol mori vëmendje të veçantë: Flamuri Kuqezi. Gjatë gjysmëfinales së dytë, ngjyrat e Shqipërisë u valëvitën me krenari të ligjshme.

Në zemër të “Dhomës së Gjelbër” (Green Room), aty ku rrahjet e zemrës shtoheshin për çdo delegacion në pritje të rezultateve, si dhe në arenën e spektatorëve, prania e flamurit shqiptar krijoi një emocion të papërshkrueshëm. Valëvitja e tij shërbeu si një mesazh i qartë i pranisë së fortë të kulturës dhe pasionit shqiptar në këtë jubile të 70-të të festivalit evropian, duke dëshmuar sërish se mbetet një element i pandashëm i identitetit tonë në skenat ndërkombëtare.

10 shtetet e kualifikuara

Në përfundim të televotimit dhe vlerësimit të jurive, Shqipëria u shpall mes 10 shteteve që kalojnë në Finalen e Madhe. Ata do t’u bashkohen 10 shteteve të kualifikuara nga nata e parë dhe vendeve të “Big 5” (+ shteti mikpritës).

Më poshtë është lista e plotë e 10 shteteve që u kualifikuan nga gjysmëfinalja e dytë:

Shqipëria – Alis – Nân

Australia – Delta Goodrem – Eclipse

Bullgaria – Dara – Bangaranga

Çekia – Daniel Zizka – CROSSROADS

Danimarka – Søren Torpegaard Lund – Før vi går hjem

Malta – AIDAN – Bella

Norvegjia – JONAS LOVV – YA YA YA

Qipro – Antigoni – Jalla

Rumania – Alexandra Căpitănescu – Choke me

Ukraina – LELÉKA – Ridnym

Tashmë sytë dhe zemrat janë drejtuar te e shtuna, ku Alis do të ngjitet sërish në skenë me shpresën, pse jo, për të sjellë trofeun e madh në Tiranë.

të fundit

Kuvendi rikthehet në punë, betimi i ministres së re dhe reforma territoriale në fokusin e sesionit

Pas përfundimit të pushimeve verore, Kuvendi i Shqipërisë zhvillon këtë të martë seancën e parë të sesionit të ri parlamentar.…

2 minutes ago

Këmbimi valutor/ Çfarë po ndodh me monedhat e huaja? Ja sa shitet dhe blihet euro dhe dollari

Ditën e sotme dollari amerikan, në blerje do të këmbehet me 79 lekë, në shitje me 80 lekë. Euro, do…

14 minutes ago

Sot dita e 101-të e revoltës kundër qeverisë, qytetarët protestë para parlamentit

Vijon edhe sot protesta e qytetarëve kundër qeverisë, duke shënuar ditën e 101-të të rezistencës, pas tubimit të 100-të të…

20 minutes ago

Sot pritet vendimi për Xhelal Sveçlën lidhur me rastin e gazit lotsjellës

Në Pallatin e Drejtësisë në Prishtinë, në orën 09:00, pritet të mbahet seanca gjyqësore në rastin ndaj ministrit në detyrë…

26 minutes ago

E rëndë në Shkodër/ 25-vjeçari qëllon me a*më zjarri babë e bir, 24-vjeçari ndërron jetë në spital

Në orët e para të mëngjesit rreth orës 05:30, një ngjarje e rëndë është regjistruar në Shkodër, ku një 25-vjeçar…

30 minutes ago

Tërmet në Shqipëri, magnituda dhe epiqendra

Mëngjesin e sotëm rreth orës 05:40, një lëkundje sizmike me magnitudë 3.9 është regjistruar  në juglindje të Pogradecit. Sipas të…

35 minutes ago