showbiz

“Më shkruanin shumë”, Bebe Rexha “mbyll aplikimet” për meshkujt e interesuar për të

Këngëtarja e famshme shqiptare, Bebe Rexha, ka folur me humor, por edhe sinqeritet, për jetën e saj sentimentale gjatë një interviste për emisionin “E! The Rundown”.

Pas “aplikimit” viral që artistja kishte hapur disa muaj më parë në X (ish-Twitter) për ata që donin të dilnin me të, Rexha thotë se aktualisht nuk po kërkon lidhje, pasi është totalisht e përqendruar te puna dhe karriera.

Të lidhura

None found

Biseda nisi me batuta nga prezantuesja, e cila i kujtoi se publiku “e di” që ajo nuk është më në kërkim të një “baby daddy”, ndërsa Rexha e preu shkurt: “Nah… No”

Por kur u hap tema e “application process (procesit të aplikimit)”, këngëtarja shpjegoi se gjithë situata nisi sepse shumë njerëz po i shkruanin në rrjete sociale – megjithatë, ritmi i saj i punës e bën thuajse të pamundur një takim normal.

“Kam pasur shumë njerëz që më shkruanin në DM, por sinqerisht, kam qenë kaq e zënë duke punuar… kur do të dal në takim?”, tha Bebe Rexha.

Ajo shtoi se, nëse do të tentonte të dilte me dikë, takimi do të duhej të përshtatej me agjendën e saj profesionale, gjë që sipas saj nuk është “normale” dhe e vështirëson edhe njohjen e dikujt.

“Imagjino tani… të them: ‘Kam një intervistë, por mund të vish të më shohësh duke bërë intervistën’. Ose: ‘Duhet të shkoj në studio’… ose ‘kam një koncert’. Kjo është e vetmja mënyrë”, u shpreh ajo.

Sipas Rexhës, “aplikimet” u hapën për një kohë shumë të shkurtër dhe pastaj u mbyllën, pasi gjithçka “po shkonte me ritëm” dhe ajo e kuptoi se duhet ta vendosë fokusin diku tjetër.

“Hapëm periudhën e aplikimit vetëm për një copëz kohe dhe pastaj e mbyllëm menjëherë…”, tha ajo, ndërsa prezantuesja e ngacmoi duke thënë se “nuk u mbyll menjëherë”.

Megjithatë, Rexha e bëri të qartë vendimin e saj: “Gjërat thjesht kanë qenë duke shkuar, shkuar, shkuar… dhe unë jam si: mendoj se do ta vendos fokusin tim te kjo, te karriera ime”.

të fundit

Orinda Huta përlotet në studio, surpriza e veçantë në hapje të emisionit

“Goca dhe Gra” këtë mbrëmje përkon me festën e Halloween-it, e sigurisht që nuk mund të mungonin ‘rengjet’. [...]Read More...

12 minutes ago

Nevil Dede zbulon gjendjen e Eljon Sotës: Do të operohet në Barcelonë, ndaj Tiranës kërkojmë të jemi në nivelin tonë

Nevil DedeNevil Dede ka folur në prag të ndeshjes që Egnatia do të zhvillojë me Tiranën ditën e nesërme, sfidë…

17 minutes ago

ASH: Dimitrievski wields greater influence in the government despite having fewer lawmakers

Aleanca për Shqiptarët thotë se propozimi i ministrit të Drejtësisë, Jeton Shasivari, që 12 provime teorike të mbahen në gjuhën…

18 minutes ago

The killing of Arlinda Zekaj renews calls for resignations and reforms in the police and justice systems

Politologë e njohës të çështjeve sociale kanë kritikuar ministrat Donika Gërvalla e Xhelal Sveçla pas mos dorëheqjes së tyre pavarësisht…

19 minutes ago

You will end up like Arlinda”: Mitrovica hospital director arrested over allegations of threatening his wife

Deri para pak orësh, drejtonte Spitalin e Përgjithshëm në Mitrovicë. Por, Gëzim Berishës, iu vendosën prangat nga Policia e Kosovës,…

19 minutes ago

Biberaj: The Democratic Party has reached its lowest point since its founding; we supported Berisha’s return, but it was not the right solution

Ish-deputeti i Partisë Demokratike dhe anëtari i Këshillit Kombëtar të kësaj force politike, Aleksandër Biberaj, ka komentuar protestën studentore, duke…

20 minutes ago