Është zbardhur në Fletoren Zyrtare duke hyrë menjëherë në fuqi Akti Normativ i qeverisë për shtyrjen e pagesës së qirave për shkak të vështirësive financiare që shkaktoi koronavirusi.
Akti Normativ fokusohet tek tre kategori qiramarrësish: Familjarët që kanë humbur punën nga koronavirusi; bizneset e vogla dhe studentët.
Sipas Aktit Normativ, ata nuk do ta paguajnë qiranë për muajt prill dhe maj por duhet të bien dakord me qiradhënësit që pjesa e pashlyer të paguhet me këste gjatë muajve pas majit.
Kushti kryesor është që mes palëve të ketë një kontratë qiraje. /albeu.com