Shtrëngata shiu në vend, ky është moti për ditën e sotme

Ditën e shtunë moti parashikohet me kthjellime dhe shtim gradual të vranësirave në orët e mesdtës të cilat do të pasohen nga reshje shiu me intensitet të ulët të karakterit lokal.

Përgjatë relieveve malore reshjet do të marrin karakter shtrëngatash afatshkurtra.

Era nga veriperëndimi 1-6m/sek, në momentin e zhvillimit të vranësirave era fiton shpejtësi deri në 10m/s.

Temperaturat min dhe max:

Zonat malore 6/18°C

Zonat e ulëta 6/23°C

Zonat bregdetare 14/23°C


Shtuar 30.05.2020 06:04