Që nga shpërthimi i koronavirusit, vendi ynë ka shënuar 803 raste, prej të cilëve 229 vijojnë të mbeten aktivë teksa 68 % e tyre janë shëruar.
Minsitria e Shëndetësisë, theksoi sot se situata epidemiologjike në vend aktualisht paraqitet e qëndrueshme dhe me një nivel të ulet të pozitivitetit krahasuar me numrin total te testimeve.
“Pjesa më e madhe e të prekurve po ndiqen nga mjeku i familjes ose janë asimptomatikë, ndërsa momentalisht në dy spitalet COVID, në spitalin infektiv dhe spitalin “Shefqet Ndroqi” gjendja paraqitet e qëndrueshme. Aktualisht janë të shtruar 34 pacientë dhe vetëm 7 prej tyre janë në terapi intensive”- njoftoi ajo.
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive është si vijon:
Tiranë 93
Krujë 87
Shkodër 17
Kurbin 14
Kukës 5
Elbasan 4
Mirditë 2
Berat 2
Durrës 1
Korçë 1
Lezhë 1
Lushnje 1
Mat 1