Shtohen masat për koronavirusin, cilat shërbime do të pezullohen?

Janë marrë masa të reja nga Ministria e Brendshme për koronavirusin.

Sipas njoftimit të Ministrisë, është pezulluar puna nëpër zyrat e aplikimit për dokumente biometrike dhe pritja e qytetarëve në ZSHQ, përjashtuar kallëzimet në Polici.

Njoftimi i Ministrisë së Brendshme

Masat për parandalimin e COVID-19/Pezullohen aplikimet për dokumente biometrike dhe pritja e qytetarëve në ZSHQ, përjashto kallëzimet në Polici.

Në kuadër të masave për parandalimin e përhapjes së COVID-19, Ministria e Brendshme njofton:

Ndalohen të gjitha pritjet e qytetarëve në sportelet e shërbimeve në të gjitha institucionet e sistemit të Ministrisë së Brendshme, deri në një njoftim të dytë. Telefono MB – 0694134779
Përjashtohen nga ky ndalim vetëm rastet e kallëzimeve që qytetarët bëjnë pranë strukturave të Policisë së Shtetit. Sugjerohet edhe në këto raste kallëzimet të bëhen me shkrim. Telefono 112 ose denonco në Komisariatin Dixhital!

Pezullohet aplikimi i qytetarëve për karta identiteti dhe pasaporta deri në datë 03.04.2020.

Të gjithë aplikimet, kërkesat apo ankesat e qytetarëve do të pranohen vetëm në rrugë elektronike në adresat e institucioneve përkatëse. Për shërbime online drejtohu tek e-albania.

Ministria e Brendshme siguron qytetarët se shërbimet do të vijojnë të ofrohen në rrugë elektronike dhe në të njëjtën kohë kërkon mirëkuptimin dhe bashkëpunimin e qytetarëve për zbatimin e këtyre masave të domosdoshme për sigurinë e përbashkët.


Shtuar 11.03.2020 14:26