Shtatori nis me shira, si do të mbajë sot moti

Sipas MeteoAlb: Moti i kthjellët dhe vranësirat të lehta mbizoterojne në të gjithë Shqipërinë deri në pasdite kur në zonat Veriore-Verilindore vranësirat shtohen duke sjellë shira të izoluar.

Nata largon vranësirat nga i gjithë vendi duke ri-kthyer kthjellimet.

Temperaturat e ajrit ulen ndjeshëm në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 15°C deri në 33°C.

Era do fryjë mesatare në tokë por e fortë në det me shpejtësi deri 55 km/h nga drejtimi Veriperëndimor duke krijuar dallgëzim 5 ballë.


Shtuar 1.09.2020 06:03