Shtatori nis furishëm, 15 grupe anti-kanabis të FNSH-së zbarkojnë në Krujë

Mëngjesin e kësaj të marte një operacion anti-kanabis ka nisur në zonën e Krujës.

Në këtë operacion marrin pjesë 15 grupe të forcave të ndërhyrjes së shpejtë të ardhura nga Tirana, të cilat janë nisur për në Malësinë e Krujës dhe zonat perreth.

Ky operacion vijon që prej javës së kaluar dhe deri më tani janë asgjësuar 2 mijë rrënjë kanabis në 50 parcela. Ndërkohë pritet që Policia të njoftojë në vijim rezultatet e operacionit të zhvilluar prej disa ditësh.

Ndërkohë zona e malësisë së Krujës mbetet ndër zonat më problematike të kultivimit të lëndëve narkotike. Gjatë këtij viti në Krujë janë asgjësuar mbi 8 mijë rrënjë kanabisi. Operacioni i fundit u zhvillua në këtë zonë më 17 qershor, ku u arrestuan 3 persona dhe policia asgjësoi 3 parcela me kanabis.


Shtuar 1.09.2020 06:12