Shqiptari sulmohet nga disa persona në Greqi

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Greqi. Një i ri shqiptar është plagosur me thikë në Janinë.

Ngjarja ka ndodhur pas një zënke mes disa personave, për rrethana ende të paqarta.

Sipas mediave greke, shqiptari në momentin e konflikit ishte së bashku me një mik.

Ai ka thënë se nuk i njeh autorët e sulmit.

Autoritetet greke kanë nisur punën për zbardhjen e ngjarjes.


Shtuar 8.05.2020 15:36