Shqiptari i bllokuar në Itali i drejtohet kryeministrit: Nuk na japin shpresë për t’u kthyer!

Ndërkohë që e gjithë Italia është në karantinë prej koronavirusit shumë persona kanë humbur jetën prej këtij virusi.

Frika dhe paniku është e madhe kudo. Siç dihet në Itali ka shumë shqiptar që po përballen me këtë virus i cili ka bllokuar gjithë Italinë.

Mbrëmjen e sotme një shqiptar ka shkruar pranë redakisë së JOQ Albania ku tregon se shumë shqiptarë kanë mbetur të bllokuar pa afat në portin e Barit.

Midis personave që kanë mbetur të bllokuar ka fëmijë, të moshuar dhe familjarë thuhet në mesazhin e shtetasit shqiptar i cili ka dërguar edhe foto ilustruese të gjendjes që përshkruan nga porti më I madh Italian që lidhet me vendin tonë.

Në mesazhin derguar redaksisë por drejtuar Kyeministrit Edi Rama ai thotë se është shumë ftohtë dhe s’po u japin shpresë që të kthehen në Shqipëri.

Mesazhi i plotë:

“Persh j, ju lutem mund ta shpernd. Nga porti i barit, kemi ngelur, Na kan bllokuar, ka femije, Pleq, Familjar. Esht ftoht, dhe spo na japin shpres per tu kthyer ne vendin ton Publikoje te lutem ta shikoj dhe edi”./JOQ


Shtuar 10.03.2020 20:44