Shqiptari humb jetën nga COVID-19 në spitalin grek

Një shqiptar ka ndërruar jetë në spitalin grek pasi është infektuar me COVID-19.

Burri shqiptar, 68 vjeç, ishte shtruar në spitalin universitar në Patra, pasi ishte prekur nga COVID-19.

Në orën 15.45 të ditës së djeshme ai ndërroi jetë pasi gjendej prej disa ditësh nën terapi intensive dhe intubim me frymëmarrje të drejtuar.

I ndjeri ishte shqiptari i parë që njoftohet publikisht si i vdekur nga koronavirusi në vendin fqinjë.


Shtuar 21.07.2020 18:14