Shqiptari habit policinë greke: Vodhi 130 mijë euro mall duke shpërndarë fletushka për COVID-19

Një shqiptar në Greqi kishte gjetur një mënyrë të pa dëgjuar më parë për të vjedhur banesa dhe për të mos rënë në sy.

Martin Albert Beqiri është 31-vjeçar shqiptar i cili ra në prangat e policisë greke disa ditë më parë. Ai akuzohet për kryerjen e plot 22 vjedhjeve në Athinë.

Mësohet se është i riu në total kishte vjedhur sende që arrinin në vlerën e rreth 130 mijë eurove.

Siç shkruajnë mediat greke, shqiptari kishte një stil të tij për kryerjen e vjedhjeve.

Nëse zbulohej, 31-vjeçari mbante në dorë fletëpalosje me udhëzime rreth COVID-19, e hiqej sikur shpërndante informacione rreth rreziqeve të virusit.


Shtuar 11.05.2020 14:20