Shqiptarëve nuk ka ligj që i ndalon dasmat, pronari i lokalit merr gjobën e majme

1.000.000 gjobë ka marrë pronari i një lokali në Tiranë pasi u konstatua duke ushtruar aktivitet në subjektin e tij në kundërshtim me Aktin Normativ.

Në momentin e konstatimit pronarit me iniciale K.F., i është komunikuar të ndërpresë aktivitetin por nuk i është bindur urdhërit të punonjësve të Policisë duke vijuar të ushtronte aktivitetin.

Njoftimi i policisë

Tiranë

Policia e Tiranës ndëshkon me masë 1.000.000 gjobë dhe procedon penalisht pronarin e një lokali për mosbindje ndaj urdhrit të policisë, pasi u konstatua duke ushtruar aktivitet në subjektin e tij në kundërshtim me Aktin Normativ.

Sherbimet e Policisë në Komisariatin e Policisë Nr.4, në vijim të kontrolleve të ushtruara në subjekte të ndryshme, me qëllim parandalimin e përhapjes së COVID-19, kanë konstatuar një restorant në të cilin ushtrohej aktivitet,duke organizuar ceremoni martesore në kundërshtim me Aktin Normativ, duke mos respektuar protokollet e sigurisë.

Shtetasit K.F., në momentin e konstatimit i është komunikuar të ndërpresë aktivitetin por nuk i është bindur urdhërit të punonjësve të Policisë duke vijuar të ushtronte aktivitetin.

Në përfundim të veprimeve shërbimet e Policisë i kanë vendosur pronarit shtetasit K.F., masë administrative prej 1.000.000 lekë si dhe e kanë proceduar penalisht për mosbindje ndaj urdhërit të policisë.

Policia e Tiranës apelon për të gjithë pronarët/administratorët e subjekteve që ushtrojnë aktivitet, të respektojnë me rigorozitet protokollet e sigurisë dhe masat kufizuese, me qëllim parandalimin e përhapjes së COVID-19.


Shtuar 29.08.2020 11:00