Dhe në këto ditë të vështira, Rama dhe Basha vazhdojnë akuzat dhe kundër akuzat mes tyre duke e kthyer si cdo ngjarje në Shqipëri, politike.
Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka reaguar sërish ndaj komentit të bërë së fundmi nga kryeministri edi Rama ndërsa gjatë gjithë pasditës kanë replikuar me njëri-tjetrin për çështjen e maskave të skaduara që u denoncuan se janë shpërndarë në spitale.
Sipas Bashës, Rama ka një ministre Shëndetësie rrumpallë, përgatitja e qeverisë për koronavirusin sipas tij është rrumpallë dhe qeveria është rrumpallë.
Reagimi i plotë:
Të mbrosh mjekët dhe infermierët. Lëri batutat bajate, shtroju punës për të mbrojtur shëndetin e njerëzve! Ke zgjedhur ditën e gabuar të sulmosh opozitën.
Bëhu burrë dhe prano përgjegjësitë e tua! Gjendja është shumë serioze! Boll u solle si klloun, nuk është koha për të qeshur me ty.
Kur gishti tregon hënën, i marri tregon gishtin. @ediramaal ministria jote e Shëndetësisë është rrumpallë, përgatitja e qeverisë tënde për koronavirusin rrumpallë, qeveria jote rrumpallë. Mblidh veten.
Boll duke u ankuar dhe duke fajësuar të tjerët për dështimet e tua. MERR MASA. /albeu.com/