Sërish fundjava do t’i gjejë shqiptarët të izoluar. Masat e rrepta janë marrë për të mos përhapur virusin Covid-19 që po merr qindra jetë çdo ditë.
Kryeministri Edi Rama përmes një postimi në rrjetin social Facebook bën me dije se nesër deri në orën 13:00 janë lëvizjet e fundit që do të bëhen për plotësimin e nevojave bazë, për tu rikthyer sërish të hënën në orën 05:00.
“Nga nesër, e shtunë 13.00, deri të hënën 05.00, njësoj si fundjavën e shkuar, të gjithë në shtëpi“, shkruan Rama.
Ndërkohë në vendin tonë deri më tani janë 16 viktima nga Covid 19 dhe 277 persona janë konfirmuar të infektuar./albeu.com/