Edhe pse jemi në mes të shtatorit dhe temperaturat kanë rënë, shqiptarët e Kosovës vazhdojnë të dynden drejt Shqipërisë për të kaluar fundjavën në bregdet.
Fluks i madh makinash mësohet se është shënuar në Morinë, thuajse i njëjtë me fundjavat e tjera.
Më shumë se 7 mijë qytetarë të Kosovës, në orët e para të mëngjesit të kësaj të shtune kanë kaluar në Morinë dhe destinacioni kryesor i tyre është bregdeti.
Ndërkohë forcat e policisë kufitare po përpiqen që të përshpejtojnë punën e tyre në mënyrë që të shmangin radhët e gjata të pritjes.