Shqipëria në shtetrrethim! Urgjencë mjekësore por jo vërtetim, ja si veprohet në raste të tilla

Masat kufizuese në kuadër të frenimit të përhapjes së koronavirusit e kanë bërë të detyrueshme marrjen e një autorizimi për oraret e daljes nga shtëpia.

Si veprohet në rastet kur dikush ka një urgjencë mjekësore dhe nuk e ka një autorizim të tillë?

Në studion e emisionit “Stay Tunned”, i gazetares Valbona Mhilli , shefi i Qarkullimit Rrugor, Erion Ahmeti, sqaroi praktikën që është ndjekur në raste të tilla.

“Urgjencat janë paralajmëruar nga ana e drejtuesve të mjeteve, nëpërmjet numrave të kontaktit 112 apo 129. Nuk kanë pasur probleme, por janë ndihmuar.

Edhe kur nuk e kanë pasur të mundur të njoftojnë, për shkak të fluksit, përsa kohë i është paraqitur punonjësit të policisë në pikën e kontrollit, Policia Rrugore e ka shoqëruar dhe nuk ka pasur probleme”, tha ai.


Shtuar 4.04.2020 17:25