Shqipëria në alarm prej COVID-19, Rama: Virusi ka këmbë budallikun tonë

Shqipëria po kalon ditë të vështira për shkak të infektimeve nërritje nga dita në ditë në vend.

Ditën e sotme Rama ka shfrytëzuar rastin për të përcjellë një mesazh ndaj qytetarëve.

Në një deklaratë nga ceremonia e inaugurimit për hapjen e Bovillës që furnizon Tiranën me ujë, Rama tha se çështja kryesore mbetet pandemia.

Kreu i qeverisë u shpreh se të gjithë qytetarët duhet të mbajnë maska, dhe të mos gënjehen nga budallallëqet që thuhen për pandeminë.

Pjesë nga deklarata e Ramës:

Të gjithë duhet të mbajnë maskat, dhe të mos humbasë vëmendja nga pandemia.

Në luftën me budallallëkun, është individi dhe secili prej nesh që të mos bjemë pre e budallallëkut.

Kam mësuar dhe një shprehje gjatë kësaj kohë, që virusi nuk ka këmbë, por si këmbë përdor budallallëkun.


Shtuar 16.07.2020 17:33