Shqipëria në alarm nga COVID-19, në Tiranë nis vallja popullore pa maska e doreza (FOTO LAJM)

Në një kohë që Shqipëria po kalon një alarm COVID-19 për shkak se infektimet janë rritur në masë, në Tiranë po zhvillohet një koncert masiv.

Vetë bashkia e Tiranës ka organizuar një koncert maratonë, tek amfiteatri pranë liqenit artificial.

Koncerti ishte përgatitur që në fund të majit me rastin e heqjes më 23 qershor të gjendjes së jashtëzakonshme.

Në koncertin që po e transmeton direkt RTSH1, dallohet sesi në amfiteatër gjendet një numër spektatorësh që po shijojnë këngët duke duartrokitur dhe shpesh herë duke kërcyer, dorë për dore.

Me këtë rritje të rasteve të COVID-19 është fajësuar opozita dhe qytetarët për mbledhjet publike si protestat, por a nuk është dhe koncerti një burim infeksioni? /albeu.com/


Shtuar 23.06.2020 20:57