Shqipëria e paralizuar dhe në shtet-rrethim, Rama përgjigjet se sa mund të zgjasë kjo situatë

Shqipëria gjendet në një situatë të vështirë si pasojë e COVID-19 i cili ka marrë dy jetë e ka infektuar 59 shtetas në vend.

Kryeministri Rama është pyetur në “Open” sa sa do të zgjasë gjendja e “shtetrrethimit” në Shqipëri.

“Për këtë pyetje duhet të përgjigjet ndonjë politikan që jep fall. Unë nuk parashikoj apo jap fall. Unë dua të them se masat e marra ishin të domososhme.

Ne jemi vendi i parë në Europë pas Italisë që kemi marrë masat e duhura. Askush nuk e di se kur do të mbarojë kjo punë.

Duhet të shtrëngojmë dhëmbët. Të veprojmë si një trup i vetëm për tu bërë mburojë e sistemit tonë shëndetësor”- tha Rama.


Shtuar 18.03.2020 21:30