Shpresë nga SHBA, sot nis testimi i vaksinës kundër koronavirusit

Në SHBA këtë të hënë pritet që të testohet vaksina e parë kundër koronavirusit, me të cilën synohet të luftohet virusi vdekjeprurës. Sipas mediave ndërkombëtare, bëhet me dije se Instituti Kombëtar i Shëndetësisë është duke provuar vaksinën të cilën do t’ia shpërndajë vullnetarëve në Institutin për Hulumtime Shëndetësore në Ëashington, Kaiser Permanente.

Zyrtarët që zbuluan planet kanë folur në kushte anonimiteti, pasi një lëvizje e tillë nuk është bërë publike. Testimi do të fillojë fillimisht tek 45 të rinj, vullnetar të shëndetshëm të cilëve do t’ju jepen doza të ndryshme.

Vaksina do të shpërndahet përmes kompanisë NIH and Moderna Inc. Sipas tyre nuk ekziston mundësia që vullnetarët të infektohen nga vaksina, pasi ata nuk janë të infektuar. Qëllimi i këtij testimi është të kontrollohen efektet anësore, duke u bërë kështu gati për një gamë më të gjerë të testimeve.

Ndërkohë në të gjithë botën dhjetëra ekipe të hulumtuesve po punojnë për të bërë të pamundurën që të prodhojnë vaksinën kundër COVID-19, që deri më tani ka shkaktuar mijëra viktima.


Shtuar 16.03.2020 15:12