Shpëton mrekullisht kryefamiljari, banesa në Kavajë përfshihet nga flakët

Një banesë në Kavajë është përfshirë nga flakët pasditen e sotme.

Mësohet se bëhet fjalë për një apartament në katin e dytë të një pallati, në lagjen Nr.5 të qytetit.

Në momentin e rënies së zjarrit, në banesë ndodhej vetëm kryefamiljari. Ky i fundit është përpjekur që ta shuajë vetë zjarrin.

Në vendngjarje kanë ardhur menjëherë forcat zjarrëfikëse, të cilat bënë të mundur evakuuimin e tij. Shkaqet e rënies së zjarrit ndërkohë nuk dihen ende.


Shtuar 1.07.2020 18:47