Shpëton mrekullisht 60-vjeçari në Elbasan i cili u godit nga rrufeja

Ditën e sotme, në Elbasan, një 60-vjeçar është goditur nga rrufeja por mrekullisht është gjallë.

Raportohet se në momentin që është goditur nga rrufeja, 60-vjeçari ishte duke kullotur bagëtitë në fshatin Shijon të Elbasanit.

Fatmirësisht ai ka shpëtuar, ndërkohë aktualisht ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.


Shtuar 9.06.2020 16:06