Prindërit e studentes greke që u vra miziorisht nga dy të rinjë do të përballen sot më autorët në gjykatë.
Për vrasjen e studentes greke Eleni Topaludhi në Rodos, kujtojmë se është akuzuar dhe një i ri shqiptar, konkretisht Aleksandër Luca dhe grekun Manolis Koukouras.
Siç shkruajne mediat greke, situata ne sallen e gjyqit nuk ka qene aspak e lehte, pasi ka pasur tension te madh dhe britma nga familjaret e viktimes.
Nëna e studentes, kur pa dy autorët që ishin ulur në bankën e të akuzuarve, filloi të dridhej nga zemërimi, dhe megjithëse burri dhe të afërmit e saj po përpiqeshin ta frenonin, ajo u ngrit nga vendi ku ishte ukur duke qarë dhe duke bërtitur.
Në pamundësi për ta përmbajtur zemërimin dhe inatin, sapo pa të akuzuarit, bërtiti dhe kercenoi se do t’i vriste ata, ndërsa iu drejtohej atyre që e mbanin nga krahet duke u thënë: “Ata ma shkatërruan jetën dhe unë duhet të ulem ketu për t’i parë?”
“Vrasës, do ju vras, ju shkatërruat jetën tonë dhe jetën e fëmijës tim, dhe unë duhet t’ju shoh. Vrasës”, therriste nena e te ndjeres.
Edhe babai i Elenit, nuk e permbajti dot veten. Ioannis Topaloudis, duke iu drejtuar të akuzuarve dhe duke mohuar akuzën e përdhunimit, tha:
“A nuk keni turp? Për çfarë konsensusi po flisni? Me thikën në qafë e përdhunon …”.
Avokati i të pandehurit nga Rodosi tha se klienti i tij, pranon vetëm thjesht bashkëpunimin në vrasje.
Ndërsa i pandehuri me origjinë shqiptare, mohoi të gjitha akuzat.
Ndërkohë në fjalën e tij avokati i familjes Al. Kujas e përshkroi mohimin e të pandehurve si provokues. Avokati Kujas foli për mizoritë dhe krimin e rëndë, të cilat, tha ai, u bënë nga të pandehurit, në mënyrë që viktima të mos i raportonte ata për përdhunimin në grup.
Jashtë gjykatës, një grup protestuesish u mblodhën dhe ngritën një pankartë ku shkruhej: “Ata po na vrasin – Një helen më pak”.