Doktoresha e Spitalit Onkologjik, Silvana Çeliku, ka bërë një reagim të ashpër kundrejt atyre që sipas mjekes kanë ngritur aludimet se Covid-19 ka prekur në mënyrë të qënësishme dhe këtë spital.
Çeliku në mesazhin e saj shprehet se mjekët duhet lënë të qetë në përballimin e situatës dhe jo të bëhen objektivë të sulmeve politike pasi kjo nuk ndihmon në fitimin e betejës kundër virusit.
Mendoja se media është për të informuar njerëzit në mënyrë të drejtë dhe jo për të dhënë lajme për të bërë lajm. Spitali Onkologjik është i vetmi që e ka situatën e Covid nën kontroll duke menazhuar në kohë reale dhe brenda të gjitha protokolleve çdo rast të dyshuar për Covid 19.
Shkrimi i plotë:
Dhe në vend të bëjmë lajm për të mirë, tendenca është që vetëm të poshtërohemi e të dalim si të pa shpirt. Shumë jo profesionale. Nëse duan të na vënë popullin kundra, ja kanë arritur.
Pacientët duhet të mësohen të vinë në oraret e caktuara, të shoqërohen vetëm nga një familjar dhe të respektojnë distancën e caktuar. Askush nuk do të hyjë në spital pa rradhë dhe i pa shoqëruar nga kordinatorët tanë.
Pacientët dhe të gjithë të tjerët duhet ta kuptojnë që kjo bëhet për të mirën e shëndetin e të gjithëve dhe duke ndjekur rregulloren e gjithë spitaleve në botë. Ju lutemi na lini të bëjmë punën tonë me korrektësi se vetëm kështu do ta mposhtim virusin e mallkuar. Ju faleminderit që më mirëkuptoni.