Shpërthen live Nazarko: Jam më i rëndësishëm se Basha, Rama e Berisha!

Sqarimi me shifra i programit të PD për rimëkëmbjen ekonomike, nga eksperti i PD, Dorjan Teliti ka shkaktuar reagimin me tone të ashpra të analistit Shpëtim Nazarko në emisionin ‘Real Story’.

Sipas Nazarkos, sqarimi me shifra i Telitit nuk ishte i kuptueshëm për popullin.

“Në televizor duhet të kujdesesh kur flet për shifra, sepse ajo gjyshja nuk kupton asgjë. Nuk ka bir nëne që e kupton. Kur s’e kuptoj unë që e di matematikën më mirë se ti, si mund ta kuptojë një popull i tërë. Nga kjo që thoni jo më del që Rama është budalla i madh.

Unë jam më i vjetër se ju në moshë. A mund të ma shpjegojë ndonjë se si Tirana e Enver Hoxhës me 2 milionë banorë, merrte ujë 6 orë në ditë, dhe tani kur në Tiranë janë 1 milion banor dhe nuk kanë ujë.

Pse? Sepse është bërë një batërdi e madhe, ku ka vetëm një rrugë, të hidhet në erë Tirana. Koncepti juaj është i shtrembër deri në infinit. Po të isha unë politikan do merrja, do varja gjithë klasën politike”, tha Nazarko.

Teliti: Ore bëre pyetje apo koment?

Nazarko: Prit se të dëgjova gjysmë ore. Qoftë PS, qoftë PD, kanë marrë një zanat dhe dalin nëpër televizione…

Teliti: Ky është shërbimi më i mirë që i bëni qeverisë.

Nazarko: Jo tttttt, se ke folur gjysmë ore. Unë jam më i madh se Luli jot dhe se Rama. I kam përcjellë të gjithë, unë jam më i rëndësishëm se ata, jo t’iu shërbej. Jam më i rëndësishëm se Basha, Rama e Berisha.


Shtuar 29.09.2020 20:19