Shpërthen bombula e gazit në Lezhë, përfundon në spital e moshuara

Një banese është përfshirë nga flaket në fshatin Balldre të Lezhës, ku për pasoje një e moshuar është asfiksuar nga tymi.

Shkak është bërë një bombul gazi që ndodhej në magazinën ngjitur me banesën, ku përdorej për gatim.

Forcat zjarrfikëse menjëherë kanë bërë të mundur neutralizimin e flakëve të zjarrit, që po përhapej me shpejtësi nga era e fortë. E lënduara është dërguar në spitalin Rajonal të Lezhes, por ende nuk dihet gjendja shwndetsore.


Shtuar 7.05.2020 09:07