Një bombol gazi ka shpërthyer në fshatin Ura e Shtrenjtë, në njësinë administrative Postribë.
Ngjarja ndodhi pasditen e sotme, ku për pasojë është plagosur edhe një person.
Bëhet me dije se personi i lënduar është 52-vjeçari me inicialet S.F.
Ky i fundit është nisur drejt Tiranës për mjekim më të specializuar, pas ndihmës së parë në spitalin e zonës.
Nuk dihen shkaqet e shpërthimit të bombolës.