Shpërthejnë rastet e reja, mbyllen kopshti dhe çerdhja në Pukë

Rastet e shtuara të të prekurve me koronavirus ka detyruar bashkinë e Pukës që të mbylle kopshtin dhe çerdhen.

Bashkia thotë se është mbyllur çerdhja “Nënë Tereza dhe kopshti “Erjola Lluka”.

Postimi i Bashkisë Pukë në Facebook:

Për shkak të rikthimit të rasteve me Covid në territorin e bashkisë Pukë, pas rekomandimeve të ekspertëve të shëndetësisë në Njësinë Vendore të Kujdesit Shëndetësor Pukë, kemi vendosur sot mbylljen e institucioneve të arsimit parashkollor, çerdhes “Nënë Tereza” dhe kopështit “Erjola Lluka” në qytetin e Pukës.

Mbyllja bëhet për shkak të dezinfektimeve që do bëhen në këto institucione, ndërsa rihapja e këtyre institucioneve do të bëhet pas një njoftimi të dytë.


Shtuar 10.08.2020 15:49