Zjarri ka shpërthyer në fshatin Ballagat të bashkisë Lushnje.
Bëhet me dijeni se zjarri ka përfshirë një sipërfaqe të mbjellë me ullinj. Ndërkohë forcat zjarrfikëse dhe banorët e zonës po punojnë për fikjen e tij.
Siç mund ta shihni edhe në video, terreni aspak i favorshëm dhe mungesa e rrugës e bën të vështirë ndërhyrjen afër vatrave. Duhet thënë se zjarri ndikohet dhe nga era që po fryn në këto momente.