Shoqata e lokaleve letër Ramës: Rihapje sa më parë, pa kufizim orari! (FOTO LAJM)

Shoqata e Bareve, Restoranteve dhe Clubeve i ka drejtuar një letër publike kryeministrit Edi Rama.

Në letër, Shoqata e Bareve kërkon rihapjen sa më parë dhe pa kufizim orari të bizneseve, duke u treguar të kujdesshëm.

Teksa theksojnë se ishin të parët që u ndërgjegjësuan dhe zbatuan masat e qeverisë kundër COVID-19, duke mbyllur aktivitetet, krerët e kësaj shoqate theksojnë se këto biznese janë të gjunjëzuar ekonomikisht, pasi prej 50 ditësh kanë ulur qepenat.


Shtuar 2.05.2020 15:54