Policia e Elbasanit ka arrestuar një 40 vjeçar i shpallur në kërkim për vjedhje, por gjatë kapjes dhe arrestimit ka goditur efektivin e policisë..
Po ashtu janë proceduar penalisht në gjendje të lirë për veprën penale “moskallëzim krimi”, 3 shtetas, fqinjë të 40 vjeçarit.
Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Elbasan, arrestuan në flagrancë shtetasin:
Dhimitër Bibën, 40 vjeç, banues në Elbasan, pasi më datë 25.07.2020 , në fshatin Katundi i Ri, Elbasan, ky shtetas dyshohet se ka vjedhur disa kabuj elektrik bakri në magazinën e shtetases M.H., banuese në Tiranë, dhe gjatë kapjes dhe arrestimit ka goditur punonjësin e Policisë në krye të detyrës.
Gjithashtu janë proceduar në gjendje të lirë shtetasit: T.M., A.D., dhe E.D., ( fqinjët e shtetasit të arrestuar) pasi në cilësinë e dëshmitarve okular nuk kanë kallëzuar krimin.
Matrialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan, për veprimet e mëtejshme.