Janë zbardhur detajet e reja nga ngjarja e ndodhur pasditen e sotme në Vlorë.
Në ujërat e detit Jon, një skaf me turistë ka pësuar një incident, e për pasojë është marrë vendimi për rikthimin e tij në breg.
Menjëherë pasi është rikthyer, ka shpërthyer në flakë, ku pavarësisht ndërhyrjes së zjarrfikëses, për minuta të tëra nuk është bërë e munduar shuarja e flakëve duke u shkrumbuar i gjithi.
Gjatë përpjekjeve për fikjen e flakëve në mjetin lundrues, ka pësuar dëmtime një person, i cili është nisur drejt Spitalit të Traumës në Tiranë për ndihmë më të specializuar. Ai ka pësuar djegie të shkallës së tretë.
Të njëjtat burime bëjnë me dije se mjeti është shkrumbuar i gjithi, ndërsa mbi të ndodheshin më shumë se 500 litra benzinë.
“Në orën 19:20, në Triport të Vlorës, shtetasi A.B., 57 vjeç, në momentin e ndezjes së mjetit të tij lundrues, dyshohet se si pasojë e një defekti gomonia është përfshirë nga flakët duke e dëmtuar atë.
A. B është transportuar për ndihmën e parë në Spitalin e Vlorës, më pas është tranaportuar për ndihmë më të specializuar drejt Spitalit të Traumës Tiranë.”, njofton policia.