Një makinë është djegur mbrëmjen e djeshme në Tiranë pas pas mesnate.
Lajmin e ben me dije policia e Tiranes, e cila njofton se ngjarja ka ndodhur rreth orës 02:50, në rrugën “ Thoma Goxhaj”, në Kombinat.
“Ka rënë zjarr dhe është djegur plotësisht mjeti i parkuar në pronësi të shtetasit A.A”, njofton policia, duke shtuar se po hetohet per shkaqet.
Tiranë/Informacion paraprak
Gjatë natës, rreth orës 02:50, në rrugën “ Thoma Goxhaj”, në Kombinat, ka rënë zjarr dhe është djegur plotësisht mjeti i parkuar në pronësi të shtetasit A.A.
Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë vijojnë punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, dhe përcaktimin e shkakut të zjarrit. /albeu.com/