Shkrumbohet në flakë “BMW” luksoze e një gruaje, dyshohet se ishte e qëllimshme

Një makinë tip “BMW”, me targa AA 372 ZR, ka shpërthyer në flakë, në Vlorë, duke u shkatërruar në pjesën e përparme.

Shihet se mjeti në pronësi të shtetases Brikena Banushi ka pësuar dëmtime të shumta.

Sipas policisë, makina ka marrë flakë, teksa ka qenë e parkuar. Ndërsa dyshohet për djegie të qëllimshme.

Njoftimi i policisë

Gjatë orëve të para të mëngjesit, në lagjen “10 Korriku” Vlorë, pranë ish-shkollës së marinës, ka marrë flakë automjeti i parkuar tip BMW në pronësi të shtetases B.B, i cili është dëmtuar pjesërisht në pjesën e përparme. Po punohet për përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit.


Shtuar 4.06.2020 08:35