Shkon në 3 numri i të infektuarëve me koronavirus në Kroaci

Në Kroaci janë shënuar deri më tani 3 raste me koronavirus.

Lajmi është bërë i ditur nga Shtabi i Mbrojtjes Civile.

Raportohet se i infektuari është një person i cili punonte në Parma të Italisë.

Kujtojmë se pak më herët Maqedonia e Veriut konfirmoi rastin e parë me koronavirus.

Bëhet fjalë për një shtetase 50 vjeçe, e kthyer para disa ditëve nga një udhëtim në Itali.

Në Kosovë dhe Shqipëri fatmirësisht ende nuk është konfirmuar asnjë rast.


Shtuar 26.02.2020 20:10