Pavarësisht se janë të ndaluara, në Shqipëri cdo ditë organizohen dasma dhe ceremoni mortore.
Së fundmi dyshohet se një dasëm në Fier është kthyer në vatër infektimi, ku janë prekur 8 persona me COVID-19 në Patos.
Ata kishin marrë pjesë në një dasëm në Zharrëz të Fierit ndërsa një situatë e tillë ngre alarmin se edhe më shumë persona mund të kenë pasur të njëjtin fat, ndërkohë nuk ka informacione nëse ndaj dasmorëve të tjerë është kryer gjurmimi dhe marrja e tamponeve.
Nga ana tjetër, pavarësisht ndëshkimeve me gjoba dhe mbyllje të aktiviteteve, dasmat ndonëse të reduktuara kanë vijuar të zhvillohen.